Adele dhe Rich Paul shfaqen bashkë pas konfirmimit të martesës, ja unaza e artistes

Mediale Vip

Adele dhe Rich Paul shfaqen bashkë pas konfirmimit të martesës, ja unaza e artistes

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:18
Adele dhe Rich Paul

Adele dhe Rich Paul janë fotografuar për herë të parë pasi këngëtarja pranoi se janë martuar. Ata u shfaqën në një ndeshje të LA Lakers me Dallas Marvericks në Los Angeles të mërkurën. 35 vjeçarja konfirmoi se u martua fshehurazi me agjentin sportiv, 41 vjeç, në spektaklin e humorit të shokut të saj të ngushtë, Alan Carr.

Çifti – i cili u fejua në fillim të këtij viti pas gati dy vitesh lidhje – u shfaqën në arenën Crypto.com. Edhe pse bëri çmos për ta fshehur atë, kamerat kanë kapur edhe unazën e saj të martesës.

Rich u fotografua disa herë duke u përpjekur të përmbajë të qeshurën e tij pasi Adele i pëshpëriti diçka qesharake në vesh gjatë lojës.

Adele dhe Rich u përfol se u martuan vitin e kaluar dhe tani thuhet se ajo ka konfirmuar lajmin në shfaqjen komedike të mikut të saj më të mirë Alan Carr në Los Angeles.

Një fans tha: "Ishte në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan pyeti nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele tha "Unë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat