​Avokati i Shakira-s: Nëse ajo do të kishte rënë në dashuri me Ramos dhe jo me Pique, do t'i kushtonte më pak

Mediale Vip

​Avokati i Shakira-s: Nëse ajo do të kishte rënë në dashuri me Ramos dhe jo me Pique, do t'i kushtonte më pak

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 17:57
Shakira dhe Ramos

Avokati i Shakira-s, Pau Molins tha se këngëtares kolumbiane do t'i kushtonte shumë më pak nëse ajo do të kishte rënë në dashuri me Sergio Ramos në vend të Gerard Pique.

Në një intervistë në “El Mon” me RAC1, Molins komentoi gjyqin e fundit të Shakira-s për evazion fiskal, duke deklaruar se nëse ajo nuk do të kishte jetuar në Katalonjë, do të kishte shpëtuar me tri nga gjashtë krimet për të cilat u akuzua, pasi nuk ka asnjë taksë në pronë në Madrid.

Ylli kolumbian i muzikës së zhanrit pop arriti marrëveshje me autoritetet spanjolle në rastin e evazionit fiskal përpara fillimit zyrtar të gjyqit dhe pagoi një gjobë prej 7.5 milionë eurosh.

“Atyre ‘iu ka mbushur goja’ me barazinë e spanjollëve dhe nëse je banor i Katalonjës mund të futesh në burg për një krim të pamundur në Madrid, sepse nuk ka taksë pronësie”, deklaroi ai.

Megjithatë, ajo që tha në vijim tërhoqi vëmendje të veçantë.

“Nëse ajo do të kishte rënë në dashuri me Sergio Ramos, në vend të Gerard Pique, do t'i kushtonte shumë më pak para”, tha Molins.

Ai gjithashtu deklaroi se Shakira ishte e pafajshme dhe nuk kishte dëshirë të mashtronte shtetin, duke shtuar se "është një çështje shumë e ndërlikuar me artistët botërorë që janë gjithmonë në lëvizje".

Ka qenë Sergio Ramos ai që së fundmi i ka dhuruar Shakira-s një çmim në ndarjen e çmimeve Grammy në Sevile dhe më pas është mburrur me foton në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat