Aktori e këngëtari i njohur akuzohet për abuzim seksual

Mediale Vip

Aktori e këngëtari i njohur akuzohet për abuzim seksual

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:48
Aktori dhe këngëtari amerikan Jamie Foxx

Aktori dhe këngëtari amerikan Jamie Foxx, sipas dokumenteve të gjykatës, akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në vitin 2015. Kështu ka raportuar gazeta amerikane TMZ .

Gruaja, e cilësuar në dokumentet e gjykatës si Jane Doe, tha se Foxx e sulmoi atë në çatinë e restorantit Catch në Nju Jork.

Tani ajo kërkon dëmshpërblim.

Nuk është hera e parë që 55-vjeçari Foxx akuzohet për sulm seksual. Në vitin 2018, një grua pretendoi se ai e “goditi” me penisin e tij, një pretendim që Foxx e mohoi atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat