E përlotur, Taylor Swift rikthehet në skenë në Brazil pas vdekjes së fanses gjatë koncertit të saj

Mediale Vip

E përlotur, Taylor Swift rikthehet në skenë në Brazil pas vdekjes së fanses gjatë koncertit të saj

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 15:36
Taylor Swift

E përlotur Taylor Swift nderoi një fanse të re, e cila në mënyrë tragjike humbi jetën vapa ekstreme të premten, teksa artistja u kthye në skenën në Rio de Zhaneiro.

Ndërsa këngëtarja nuk e përmendi drejtpërdrejt fansen Ana Clara Benevides gjatë performancës së saj, fansat spekuluan se përfshirja e këngës së saj “Bigger Than the Whole Sky” ishte në nderim të studentes së kolegjit.

Momenti emocionues i yllit të popit gjatë koncertit në motin me shi erdhi pasi Benevides pësoi arrest kardiak në shfaqjen e së premtes.

Sipas gazetës braziliane Folha de S.Paulo, Benevides “i ra të fikët” pak para se të fillonte koncerti dhe u “u këndell në stadium për rreth 40 minuta”.

Studentja e kolegjit të psikologjisë pësoi arrest kardiak për herë të dytë rrugës për në spital dhe u shpall e vdekur pak më vonë.

Duke folur për gazetën, babai i Benevides tha : “Kam humbur vajzën time të vetme, një vajzë të lumtur dhe inteligjente. Ajo ishte gati të diplomohej për psikologji në prillin e ardhshëm, duke kursyer para”.

“Nuk kam fjalë për të shprehur dhimbjen time. Ajo u largua nga shtëpia për të përmbushur një ëndërr dhe u kthye e vdekur”, tha ai.

Swift, lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë duke adresuar vdekjen e Benevides.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se kemi humbur një fans më herët sonte para shfaqjes sime”, shkroi ajo përmes InstaStory të premten mbrëma.

Pas vdekjes së Benevides, pjesëmarrësit e koncertit folën për kushtet e rrezikshme në koncert, mes valës së të nxehtit në Brazil.

Një amerikan në shfaqje vuri në dukje se ai pa një vajzë tjetër të fikët para tij.

Më pak se 24 orë më vonë, Swift vendosi të shtynte shfaqjen e së shtunës për të hënën pasi tifozët ishin rreshtuar jashtë stadiumit.

“Po e shkruaj këtë nga dhoma ime e zhveshjes në stadium. Është marrë vendimi për shtyrjen e spektaklit të mbrëmjes së sotme për shkak të temperaturave ekstreme në Rio”, ka shkruar ajo.

“Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, artistëve të tjerë dhe ekuipazhit duhet të jetë gjithmonë e para”, deklaroi ylli i muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat