Aktori i njohur pranon ndërhyrjet estetike: Bëra operacion hundën dhe veshët, jam njeri publik

Mediale Vip

Aktori i njohur pranon ndërhyrjet estetike: Bëra operacion hundën dhe veshët, jam njeri publik

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 10:38
Erion Isai

Në një intervistë për “E diela jonë” në RTSH, aktori Erion Isai u shfaq me një pamje ndryshe që nuk kishte si të mos binte në sy. Gjatë bisedës me moderatorin Ermal Peçi, Erioni pranoi se pak muaj më parë kreu një ndërhyrje për të korrigjuar hundën dhe veshët.

"Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, përveçse që zgjodha për kënaqësinë time, gjatë periudhës së gushtit të korrigjoja hundën dhe veshët. Në fakt, e nisa si korrigjim estetik, por që përfundova në një operacion shëndetësor. Shkova për një konsultë estetike për korrigjimin e veshëve dhe hundës, por zbulova se kisha 83% bllokim në rrugët e frymëmarrjes,” tha Erioni para se të shtonte me humor: "Po hë, se një surrat jam prapë! Bes Kallaku thotë se unë dhe Besi, por unë më shumë, jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga majmuni në njeri."

Erion Isai, i cili është edhe kryetar i Bashkisë së Kolonjës, e lidhi ndryshimin në pamje me profesionin e tij si aktor.

"Është e vërtetë që ushtroj një detyrë publike, por është detyrë, nuk është profesion. Profesioni im i parë është arti dhe padyshim mendoj që edhe imazhi, në art dhe televizion, shkojnë në funksion paralel gjithmonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat