Nicki Minaj e penduar për operacionet plastik: ‘Isha mirë ashtu siç isha’

Mediale Vip

Nicki Minaj e penduar për operacionet plastik: ‘Isha mirë ashtu siç isha’

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:06
Nicki Minaj

Nicki Minaj iu bashkua podcast-it "Run-Through With Vogue" për të diskutuar për kopertinën e saj të re për revistën, për amësinë teksa deklaroi se është penduar për operacionet plastike.

“Ju garantoj, nëse ndryshoni ndonjë gjë në trupin tuaj dhe bëni ndonjë gjë kirurgjikale– me shumë gjasa– do të shikoni prapa një ditë dhe do të thoni, “Isha mirë ashtu siç isha”, tha këngëtarja 40-vjeçare. “Dhe kjo është ajo që më ndodhi. Nuk mund t'i besoja as disa nga fotot që nuk më pëlqenin.”

Minaj foli fillimisht për arsyen e saj pse bëri ndërhyrje kirurgjikale, duke thënë: “Nuk më pëlqente të isha e dobët, të kisha fundshpinë të sheshtë… gjoksi që nuk rrinte mjaftueshëm lart. Ishin shumë gjëra.”

Ajo shtoi se dikur i shmangej shikimit të fotove të vjetra të saj, pasi nuk ishte asnjëherë e kënaqur me pamjen e saj; tani, ajo tha: "Më pëlqen mënyra se si ai person duket fizikisht."

Minaj beson se djali i saj 3-vjeçar – të cilin e ka me bashkëshortin Kenneth Petty dhe e quan me dashuri “Papa Bear” – ndihmoi në ndryshimin e mendësisë së saj.

“Mendoj se shtatzënia mund të ketë luajtur një rol sepse duke parë djalin tim më kujtoi shumë veten time. Vetja ime e vërtetë”, tha ajo.

“Dhe më bëri të mendoj pse nuk më pëlqeu kjo? E çuditshme. Por, duke parë fotot e vjetra, duke qenë në gjendje të shikoja sërish fotot e vjetra, më bëri të kuptoja, "Këto foto të vjetra janë të bukura".

Minaj së fundmi iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e gjoksit, një vendim që ajo e diskutoi në kopertinën e saj të dhjetorit 2023 të Vogue.

"Më pëlqen. Dikur doja të pasme më të madhe, dhe tani shikoj prapa dhe kuptoj se sa idiotësi ishte kjo”, tha ajo.

“Duajini format tuaja. Nuk ka asgjë të keqe me asnjë prej tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat