Është një ndër modelet më të suksesshme në botë, ja çfarë ka punuar Irina Shayk për herë të parë

Mediale Vip

Është një ndër modelet më të suksesshme në botë, ja çfarë ka punuar Irina Shayk për herë të parë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 00:16
Irina Shayk

Modelja e njohur Irina Shayk së fundmi në një intervistë për rubrikën “Ask Me Anything”, ka zbuluar detaje të pathëna më parë mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Ajo ka treguar se puna e saj e parë ka qenë lyerja e disa dhomavë të një spitali në mënyrë që të blinte një palë këpucë me taka.

Puna ime e parë, kam lyer disa dhoma spitali për 31 ditë sepse doja të blija këpucë me takë. Ishte një punë verore. Ishte shumë e vështirë sepse duhej të lyeja nga ora 08:00-17:00 çdo ditë. Dhe tani di si të lyej kështu që nëse ju nevojitet të lyeni muret apo dritaret, këtu jam.”- tha modelja.

Nga ana tjetër Irina tregoi se paratë e para që i ka fituar ajo i ka shpenzuar për nënën e saj, për ti blerë asaj një divan.

“Me paratë e para që kam fituar, punoja me orë të gjata në një ekspozitë. Mendoj se ishte një punë 7-ditore, paguhej 100 dollarë dhe ishin shumë para për mua. Mamasë time i duhej një divan i ri kështu që i mblodha paratë, ia dërgova dhe ajo e bleu. Ishte shumë e gëzuar. Kështu që paratë e mia të para shkuan për divanin e ri të mamit. Do doja ta kishim ende divanin, por nuk e kemi”, u shpreh Shayk.

Ajo është një ndër modelet më të mira në botë, e cila pëlqehet dhe është figurë frymëzimi për një publik të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat