Shqipja dhe Monika – dy banoret që po falen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova?

Mediale Vip

Shqipja dhe Monika – dy banoret që po falen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova?

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 14:39
Monika- Shqipja

Ka tash e sa kohë që banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova po hedhin dyshime se një person falet në shtëpi.

Së fundmi, ka qenë Edona James ajo e cila ka drejtuar gishtin nga Shqipe Hysenaj, duke hedhur dyshimet se ajo po i falë pesë vaktet e namazit brenda shtëpisë.

Megjithatë kur ajo vet personalisht e ka pyetur Shqipen mbi këtë çështje, e njëjta i është përgjigjur me jo.

Sido që të jetë, numri i banorëve që falen përbrenda mesa duket nuk është një, por dy.

Media ka mësuar nga burimet e afërta se Shqipja dhe Monika janë dy prej vajzave të shtëpisë që kryejnë rite fetare përbrenda shtëpisë së BBVK.

Ato kanë shprehur dëshirën që në javët e para të mos transmetohet momenti i faljes, gjersa u është caktuar një ambient i përbashkët në dhomën e makijazhit për këtë çështje.

Shqipja këtë javë është më e qetë, gjersa Monika është e nominuar krahas gjatë banorëve të tjerë dhe rrezikon të eliminohet, në rast se nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat