Meti vishet si Edona dhe e imiton, banorët s’i ndalin të qeshurat

Mediale Vip

Meti vishet si Edona dhe e imiton, banorët s’i ndalin të qeshurat

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:01
Meti, Alba dhe Edona

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova, sa vjen e bëhet më interesant, e kjo është krejt meritë e banorëve të veçantë që ka.

Para ca kohe kur Edona u zgjodh njëra nga banoret e preferuara, Meti u revoltua tej mase, duke u përplasur ashpër me Edonën.

Por, me sa duket tani dyshja janë bërë miq, deri në atë pikë sa Meti çohet dhe e imiton Edonën, në sy të saj, e të gjithë banorëve.

Ai vendos një paruke, i vesh një palë bikini e taka dhe fillon të ecën drejt banorëve duke i thënë shprehjet që zakonisht i thotë Edona.

Banorët u mlodhët të gjithë duke e dëgjuar Metin, po ashtu edhe Edona, e cila e shijoi shfaqjen po aq shumë sa të gjithë të tjerët.

Edona gjithashtu është njëra nga konkurrentet që ka fituar zemrat e të gjithëve me personalitetin interesant që ka.

Emri i saj ka arritur gati 200 milionë klikime në TikTok. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat