Arbenita Ismajli thekson linjat joshëse në imazhet e reja

Mediale Vip

Arbenita Ismajli thekson linjat joshëse në imazhet e reja

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 15:34
Arbenita Ismajli

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajlin është një emër mjaft i përfolur.

Lidhja e saj e më pas martesa me reperi, Fero e bën një nga personazhet më të njohura në show bizz-in vendor.

Por, muaj me parë dyshja që janë prindër të një vajze vendosën t’i ndanin rrugët, pasi modelja akuzoi reperin për dhunë fizike.

Megjithatë, përkundë zhvillimeve në jetën private, Arbenita mbetet aktive në rrjetet sociale dhe disa foto atraktive ka postuar edhe së fundmi.

Bukuroshja nga Kumanova u shfaq në formë të mrekullueshmë në foto me veshje të shkurtër sportive.

Në një tjetër imazh, Arbenita theksoi profilin e përkryer ndërsa shihet me makijazh të theksuar, flokët të kapura dhe vathë ari.

Natyrisht, në postim nuk mungoi edhe një foto e ëmbël e vajzës së saj Nina.

Ndryshe, kujtojmë që pas ndarjes Fero, i cili është tërhequr nga muzika për të iu përkushtuar fesë islame, i kërkoi falje dhe ribashkim modeles në një postim publik në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat