“Do e shohësh se çfarë shembulli jam” – Santiana përplaset me tone të larta me Albyn

Mediale Vip

“Do e shohësh se çfarë shembulli jam” – Santiana përplaset me tone të larta me Albyn

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 20:53
Santiana- Alby

Debatet në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova 2 nuk kanë të ndalur.

Banorët tashmë po krijon dinamike e situata të shumta pa munguar përplasjet e ashpra me njëri-tjetrin.

Gjatë mbrëmjes ‘Prime’ këtë të hënë (6 nëntor) Santiana Maloku dha një komente për Albyn, që kësaj të fundit nuk i ka pëlqyer.

Banorja nga Gjakova tha se ‘Alby nuk është shembull për vajzat shqiptare’, duke u nisur nga profesioni i dikurshëm i Albyt si aktore e filmave për të rritur.

Kjo deklarata ngjalli një tjetër debat mes dy vajzave teksa të pranishëm ishin edhe banorët e tjerë.

Alby iu drejtua Santianës duke i thënë se ‘çfarë di ajo për vajzat shqiptare’ që po i përgjithëson.

“Pyetja ime është, ti dje the unë nuk jam shembull për të gjithë vajzat shqiptare, çka është një shembull për ty dhe çfarë di ti për vajzat shqiptare”, tha Alby.

Nuk mungoi kundërpërgjigja e Santianës, e cila me tone të larta tha se qëndron prapa deklaratës së saj dhe se në vazhdim do ta dëshmoj se çfarë shembulli është vet ajo.

“E sheh se çka është shembull im, ti e ki shembullin tënd që mua nuk më pëlqen, unë e kam shembullin tim që ty mund të të mos pëlqej”, u shpreh Santiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat