Harry Styles po jeton në një hotel luksoz me të dashurën Taylor Russell, ku për një natë paguan 2500 euro

Mediale Vip

Harry Styles po jeton në një hotel luksoz me të dashurën Taylor Russell, ku për një natë paguan 2500 euro

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 18:59
Harry Styles

Të jetosh në një hotel të mrekullueshëm ndërsa rezidenca juaj është po ashtu luksoze është një jetë që shumica mund ta ëndërrojnë, por për Harry Styles është realitet.

Këngëtari i “As It Was” thuhet se ka shijuar hotelin luksoz në vlerë 2500 euro për natë në Londrën Qendrore me të dashurën Taylor Russell.

Dyshja, të dy 29 vjeç, janë shfaqur disa herë bashkë përkundër se nuk e kanë pranuar akoma lidhjen.

Harry madje rrezikoi një gjobë parkimi duke e marrë atë nga një stacion treni në Londër përpara se ta mbështeste duke marrë pjesë në natën e mbylljes së shfaqjes së saj në West End.

Marrëdhënia e tyre ka qenë më private, por me sa duket po ecën me shpejtësi pasi Taylor iu bashkua atij në hotelin luksoz.

“Ai qëndroi në një hotel luksoz në Londër së bashku me të dashurën”, tha një burim për The Sun.

Pasi shpenzoi 13 milionë euro në pallate fqinje të shekullit të 18-të në vitin 2020, këngëtari i “Medicine” po i transformon ato në shtëpi të Londrës Veriore.

Gjersa shtëpia e Harryt po bëhet realitet, burimi shtoi se ‘e dashura e tij Taylor ka qëndruar me të’.

“Ata bëjnë një jetë të thjeshtë, dalin për kafe, drekë dhe ecin me biçikletë nëpër Londër si turistë”, thuhet në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat