Me fjalët më të bukura të dashurisë, çiftet e Love Island Albania përballë njëri-tjetrit në ‘altar’

Mediale Vip

Me fjalët më të bukura të dashurisë, çiftet e Love Island Albania përballë njëri-tjetrit në ‘altar’

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 22:55
Ilustrim

Finalja e Love Island Albania po transmetohet LIVE mbrëmjen e sotme në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Katër çiftet finaliste mbërritën gjatë mbrëmjes në ambientet e televizionit Klan, çiftet që janë në garë për çmimin e madh janë: Erida-Aleksandros, Ueda-Arlind, Amadea-Haris dhe Aisha-Everaldo.

Çiftet finaliste janë rreshtuar të gjithë përballë njëri-tjetrit në një vend të posaçëm që është quajtur ‘Altari’, ku i kanë kushtuar fjalët më të bukura njëri-tjetrit.

Aleksandros:Erida ti vajzë e çiltër gazmore, afrimiteti me ty më ka bërë të ndihem më vetëvetja dhe ti nxjerr në pah një Aleks që është vetvetja. Je pjesa më e rëndësishme dhe më ke bërë të ndihem shumë mirë. Dua që kjo ndjenjë të jetë e bukur dhe jashtë. Të kërkoj falje nëse ta kam lënduar, por ta bëj me dije sepse ti je ajo që dua. Faleminderit që je këtu, sepse ti meriton gjithçka.

Erida:Më kujtohet kur të pashë për herë të parë në televizion një djalë i mbyllur që më bëri përshtypje. Çmendem me sytë etu kur çdo mëngjes më puth. Ndihem me fat që të njoh në të gjitha dimensionet. Ka kohë që askush smë ka bërë të ndihem si ty, me ty ndiej flutura në stomak. Je unik dhe e ardhmja ime. Unë të kam fituar ty dhe nuk kam nevojë për asgjë tjetër.

Haris:Amadea, nuk jam i mirë me fjalë por për ty bëj gjithçka. Më ka humbur mendja kur të kam parë për herë të parë. Kemi pasur probleme, por kur sytë e mi shohin të tut duket sikur kam një jetë me ty. Zemra jeme të dua fort, po dua të jem princ dhe ti je princes.

Amadea:Haris Naman që prej ditës së parë kam kërkuar një djalë ,e babyface, ti ishe ai që unë doja. Takimi ynë i parë ishte ai që vendosi gjithçka. Kemi pasur folenë më të bukur të dashurisë me djalin që unë ëndërroja. Haris dua të ndaj çdo eksperiencë me ty. Lotët nuk më linin të flisja, jashtë na presin shumë surpriza të bukura.

Everaldo:Në momentin që ti ke shprehur pëlqim për mua kam dashur të të kem pranë. E dija që të doja e kaq më mjaftonte. Paqja që ndjej kur jam me ty është ajo çfarë unë kam kërkuar. Dita ime merr kuptim kur ti qesh Aisha, energjia jote më bën njeri më të mirë. Ti je dhurata më e bukur me të cilin zoti më ka dhuruar, ndoshta nuk jam i mirë me fjalët por zemra ska nevojë për shkronja. Nga zemra të dua.

Aisha:Dashuria jote zhduki frikrat e mia, dashuria ime rritet kur ishim bashkë, nuk do ta harroj atë ditë të bukur tetori kur vallëzonim me detin dhe dashuria mori jetë.

Të dua për sup[ortin që iu jep njerëzve, vendosmërinë, besnikërin. Për herë të parë kam një partner që mund të kaloj gjithçka. Të premtoj që do të dua familjen tënde dhe do të krijojmë momente të bukura bashkë. Unë do të të dua gjithmonë.

Arlind:Ueda ime  e vogël je ti që po i jep jetës sime dritë dhe pozitivitet. Krenar që je një vajzë si unë e kam ëndërruar. Shkëlqimi yt ka ndriçuar qiellin tim, je frymëmarrja ime. Lumturia jote është lumturia ime. Buzëqeshja jote dhe shkëlqimi i syve të tu nuk do të venitet deri sa unë të kem jetë.

Ueda:Kam kërkuar një person që më lexon pa fjalë dh eatë e gjeta te ty. I adhuroj mëngjeset me ty, mënyra se si ti kujdesesh për mua. Dashuria nuk ka nevojë për shumë shpjegime, të premtoj që do të jem me ty gjithmonë. Kam pritur gjatë që të kish anjë person afër zemrës, faleminderit për të gjitha. Jam krenare për personin e  fortë që je. Faleminderit për të gjitha dhe premtoj gjithë jetën. Të dua me gjithë zemrën time mor të marrsha të keqen dhe pse të keqen nuk ke hiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat