Erida dhe Aleksandros flasin për të ardhmen

Mediale Vip

Erida dhe Aleksandros flasin për të ardhmen

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 15:22
Erida dhe Aleksandros

Erida dhe Aleksandros në episodin e fundut ditor i pamë ndryshe nga herët e tjerë. Ata ishin buzë detit dhe po shijonin takimin jashtë vilës së dashurisë. Erida i është shprehur Aleksandrosit se i ka dhënë një ndjesi shumë të bukur.

Aleksandros: “Sa më pëlqen kur buzëqesh.”

Erida: “Nuk e prisja që të ishim deri në finale bashkë, jam shumë e kënaqur dhe e lumtur që të kam njohur.”
Aleksandros: “Nuk e prisja që të mbërrinim deri në finale bashkë, por që më pëlqen po bëj plane me ty dhe ti i di shumë mirë.”

Erida: “Jashtë do të njihemi më mirë dhe më shumë, ti e ke parë që unë kur e dua diçka e mbaj fortë, mezi po pres me dal bashkë jashtë. Mendoj se kemi për të kaluar shumë bukur sepse kemi të njëjtin karakter. Ka shumë kohë që askush nuk ma ka dhënë këtë ndjesi që më ke dhënë ti.”

Aleksandros: “Sapo të dalim që këtu do të bëjmë një udhëtim në Shkodër, vendin ku ke lindur ti dhe të më tregosh më shumë për fëmijërinë tënde. Plani jonë i dytë do të shkojmë në Vlorë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat