“Si grua e keqe”, Blero dhe Gani Gërmia përplasen ashpër mes vete në BBVK

Mediale Vip

“Si grua e keqe”, Blero dhe Gani Gërmia përplasen ashpër mes vete në BBVK

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 14:18
Blero dhe Gani Gërmia

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po ndodhin dinamika të shumta mes banorëve.

Së fundmi, në një debat të ashpër janë përfshirë dy nga banorët më të përfolur të shtëpisë, humoristi Gani Gërmia dhe këngëtari Blero Muharremi.

Debati ndodhi gjatë orëve të vona të së enjtes, ku teksa ishin duke diskutuar me shumë prej banorëve brenda, në një moment, Blero mori fjalën dhe iu drejtua Ganiut.

Këngëtari i tha humoristit që duhet të mësohet t’i lërë edhe të tjerët të flasin, dhe të dëgjojë.

“Kur të flas referoju fjalën time dhe kapu për fjale, por jo me ma shtrembërua fjalën si grua e keqe”, iu drejtua Ganiu këngëtarit.

Përndryshe njëri prej të nominuarve që janë: Brikenda, Shqipja, Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi dhe Ylli Dervishi, do të lërë shtëpinë mbrëmjen e së premtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat