“Të gjithë ishim në siklet” - Luiz Ejlli tregon sfidën më të madhe që ka hasur gjatë xhirimit të filmit me Olta Gixharin

Mediale Vip

“Të gjithë ishim në siklet” - Luiz Ejlli tregon sfidën më të madhe që ka hasur gjatë xhirimit të filmit me Olta Gixharin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:47
Olta dhe Luizi

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy persionazhet kryesore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë” që korri suksese të një pas njëshme që pas publikimit të tij për herë të parë në Pallatin e Kongreseve.

Përveç aktorëve të kastit morën pjesë shumë personazhe të njohura të showbizit dhe njerëz të thjeshtë të cilët e mbështetën këngëtarin në këtë hap kaq të madh për karrierën e tij.

Së fundmi Luizi ka treguar disa nga sfidat që ka kaluar në xhirimet e kastit.

“Ne ishim duke xhiruar sipër nëpër male, nëpër kthesa dhe ishim në një vend që nuk kishim lavatriçe dhe nuk kishim si ti lanim. Kisha vetëm ato rroba dhe ishin të rolit dhe duhej bërë vetëm me një. Presioni kamerat që ishin instaluar në makinë gjithkund, makina lëvizte dhe gjithë ata njerëz. Të gjithë ishim në siklet a do e bëja fiks ajo jo”– tha Luizi duke qeshur.

Pavarësisht që gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” dyshja ishin ‘armiq’ të betuar në lojë, pas daljes nga ky reality show ata ulën ‘gjakrat’ duke luajtur së bashku çiftin në këtë film.

Të shumta ishin edhe lajmet se  Olta dhe Luizi nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, dhe ishte ky i fundit i cili nxiti aludimet e publikut teksa disa javë më parë ishte i ftuar në spektaklin “Dancing with the Stars” ku performoi këngën e filmit, ndërsa në një moment moderatorja Bora Zemani i ftoi aktorët e kastit në skenë dhe këngëtari e injoroi aktoren duke mos folur fare.

Disa ditë më parë dyshja kanë folur rreth marrëdhënies së tyre në këtë film duke treguar kështu se nuk kanë munguar as debatet, por më tepër kanë mbizotëruar momentet e bukura duke gjetur kështu rrugën e bashkëpunimit.

Luizi: Është shumë e vërtetë që raporti që ne kemi në jetën reale është ndjerë gjatë gjithë kohës në xhirime.

Olta: Në fakt kështu ndodhi, u reflektua një tension që kishim me njëri tjetrin. Nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme. Të gjithë aktorët ishin me sy e veshë tek ne. Cdo mëngjes ishin kështu: Si është Olta me Luizin sot?

Luizi: Më vjen keq sepse kjo ka qenë një nga arsyet që janë zgjatur oraret. Ishin momentet kur do ti bënim njëri tjetrit shikimet e të dashuruarave. Si mund ta bësh atë në një kohë që ishe i ngarkuar, ose kur kishe një mllef apo inat. Këto ndikojnë shumë. Nga ana njerëzore i kërkoj falje.

Olta: I kam qëndruar shumë pranë nga ana profesionale, unë jam kërkuese në punë dhe punoj shumë. Këtë ai mbase nuk e priste. Ia ndjeja në sy dhe qëndrim që ishte pak kështu: Avash qetësohu, e lexova, nuk kam nevojë ta lexoj më. Nuk dua më thoshte. Pastaj thoshte Ok hajde punojmë. Pastaj punonim, pastaj nuk punonim, pastaj bënim fjalë, pastaj ziheshim. Pastaj….kështu ka qenë

Luizi: Kemi gjetur rrugën e bashkëpunimit. Kam pranuar. Nëse Olta më ka thënë që është më mirë ta thuash kështu, pastaj kështu e kemi pranuar. Nuk kemi pasur konflikte. Ishim duke bërë punë, diçka profesionale dhe me seriozitet. Deri diku ne edhe jemi marrë vesh.Ndërkohë që për Luizin ishte nder i madh të luante përkrah Ndirçim Xhepës, Olta thotë se për këtë gjë e ka pasur zili Luizin, pasi ajo nuk ka pasur asnjë skenë në krah të aktorit të madh.

Luizi: Kam për krah të madhin Ndriçim Xhepa, që është legjende për mua.

Olta: Kjo është një nga gjerat që i kam pasur zili Luizit në film, ai ka pasur një skenë me Ndriçim Xhepen. Unë jo!

Olta dhe Luizi kanë treguar edhe për skënat më të vështira që ata kanë xhiruar.

Olta: Ka shumë skena që kam qeshur. Skena më e vështirë që e kam xhiruar ka qenë me Çimin, ishte skena që merr jastëkun dhe thotë këtu do flesh. Nuk e di sa dubla ka bërë me këtë skenë. Duhet të isha shume serioze. Mezi e kam bërë.

Luizi: Ne ishim duke xhiruar sipër nëpër male, kthesa dhe ishim në një vend që nuk kishim lavatriçe dhe ishin vetëm ato rroba të rolit dhe duhej bërë me një dubël. Ishte shumë me siklet a do e bëja fiks apo jo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat