“Përse një nënë i lë fëmijët e saj për të ardhur këtu?”, pyetje drejtuar Ledit

Mediale Vip

“Përse një nënë i lë fëmijët e saj për të ardhur këtu?”, pyetje drejtuar Ledit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 00:19
Ledi

Darka e të nominuarve erdhi me një sërë pyetjesh pikante për banorët e Big Brother VIP Kosova.

“Përse një nënë i lë fëmijët e saj për të ardhur këtu?”, ka qenë një pyetje drejtuar Ledit.

“Unë kam marrë një vendim në jetën time para disa muajve, kur më ndodhi diçka në jetë, ky vit për mua ka qenë shumë i rëndë, si fizikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht dhe që unë të jem një shembull, i vetes së pari por pastaj edhe për njerëzit që më adhurojnë, më inspirojnë, që të jem një libër i hapur, që t’i tregoj të gjitha të kaluarat e mija, të bëhem ende më e fort momentalisht, të përjetoj jetën time që të forcohem që kur të dal nga këtu të jem ende më e fuqizuar dhe të inspiroj sa më shumë njerëzit”, ka thënë Ledi.

“Fëmijët nuk i kam lënë vetëm, unë fëmijët i kam lënë me një baba të mrekullueshëm”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat