Kjo është arsyeja pse Angelina Jolie humbet mijëra ndjekës në rrjete sociale

Mediale Vip

Kjo është arsyeja pse Angelina Jolie humbet mijëra ndjekës në rrjete sociale

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 21:07
Angelina Jolie

Shumë ndjekës kanë sulmuar Angelina Jolie së fundmi pas postimeve të saj në “Instagram”. Sipas tyre, reagimet e aktores për situatën e tensionuar në Rripin e Gazës janë neutrale.

Kështu, Jolie ka humbur një numër të konsiderueshëm ndjekësish.

“Si miliona njerëz në botë, kam kaluar javët e fundit e nevrikosur me sulmin terrorist në Izrael, me vdekjen e kaq shumë civilëve dhe duke menduar se si mund të ndihmoj. Gjithashtu, po lutem për rikthimin e menjëhershëm dhe të sigurt të çdo personi që është marrë peng dhe për familjet, të cilat mbajnë peshën e paimagjinueshme të vrasjes së një njeriu të dashur. Mbi të gjitha, për fëmijët e vrarë dhe për shumë fëmijë që kanë mbetur jetimë. Ajo që ka ndodhur në Izrael është një akt terrori, por nuk mund të justifikojë humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm me bombardimet e popullsisë civile në Gaza, të cilët nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë akses në ushqime dhe ujë, nuk kanë mundësi evakuimi dhe as të drejtat bazike njerëzore që të kalojnë kufirin. Jetët e palestinezëve dhe izraelitëve – dhe jetët e gjithë njerëzve kudo në botë – kanë të njëjtën rëndësi”, u shpreh aktorja.

“Gjithçka që ndalon vrasjen e civilëve dhe shpëton jetë, duhet të bëhet. Si shumë të tjerë, kam dhuruar për ndihma mjekësore. Kam zgjedhur që të mbështes punën e “Doctors Ëithout Borders” dhe po i ndjek nga afër raportimet e tyre”, përmbylli deklaratën ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat