Kendall Jenner shndërrohet në Marilyn Monroe për Halloween

Mediale Vip

Kendall Jenner shndërrohet në Marilyn Monroe për Halloween

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:57
Kendall Jenner

Kendall Jenner kanalizoi Marilyn Monroe për Halloween gjatë fundjavës.

Ylli 27-vjeçar, ndau një set fotografish të veshur si legjenda e aktrimit teksa ndërroi flokët e saj brune me një parukë të shkurtër bionde platini.

Ashtu si prerja bob e Monroes, ajo e Jennerit ishte e stiluar me kaçurrela koketë, voluminoze në pjesën e përparme.

Image
Kendall Jenner

Modelja kishte veshur një bluzë të zezë teksa imitonte portretin e yllit të ndjerë të paraqitur në kopertinën e revistës “Life” në vitin 1953.

Fotot e Jennerit të shpërndara me 294 milionë ndjekësit e saj tregonin modelen nga ijet e lart.

Ajo e ka shkruar në postim, “gëzuar ditëlindjen zoti president”, duke iu referuar interpretimit të famshëm të Monroe për Presidentin John F. Kennedy në 1962.

Image
Kendall Jenner

Fotot, të cilat tregojnë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me aktoren bionde, tashmë kanë mbledhur më shumë se dy milionë pëlqime.

Festa e Kendallit përshinte yjet si Hailey dhe Justin Bieber, Lori Harvey dhe Zoe Kravitz.

Kjo vjen pasi motra e madhe e Kendall, Kim Kardashian, veshi fustanin e famshëm nudo të ikonës në “Met Gala 2022”.

Image
Marilyn Monroe

Kim tronditi fansat teksa mbërriti në “Met Gala” me fustanin e Marilyn Monroe, i cili ishte bërë me porosi.

Ajo zbuloi gjithashtu detaje rreth masave ekstreme që mori për t’u përshtatur me fustanin si humba drastike në peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat