Nga roli i tij ikonik në “Friends” tek varësia ndaj drogës, ky ishte Matthew Perry

Mediale Vip

Nga roli i tij ikonik në “Friends” tek varësia ndaj drogës, ky ishte Matthew Perry

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 12:50
Matthew Perry

Matthew Perry, një nga komedianët që na ka argëtuar kaq shumë është gjetur i pajetë në vaskën e shtëpisë së tij në Los Angeles, teksa ende nuk dihen detaje të tjera rreth shkakut të vdekjes së tij.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit, tha për CNN se një telefonatë 911 erdhi në orën 16:07 për një emergjencë mbytjeje.

I lindur në Williamstown, Massachusetts, nga një baba aktor dhe një nënë gazetare, Perry shkoi të jetonte me të në Otava të Kanadasë, pasi prindërit e tij u ndanë.
Duke u rritur, ashtu si babai i tij, Perry zhvilloi gjithashtu një interes për aktrimin.

Ishte roli i Chandler, i dashur dhe sarkastik, në serialin “Friends” në vitin 1994 që e bëri atë të famshëm e të dashur për gjithë publikun.

Perry ka qenë gjithashtu shumë i hapur lidhur me abuzimin e tij me opioidet, që i çoi në një këputje të zorrës së trashë kur ai ishte 49 vjeç. Mjekët i dhanë atij një mundësi dy për qind për të mbijetuar, ndërkohë që bëri 14 operacione për të ndihmuar në riparimin e të gjithë dëmtimit të barkut.

Ai pranoi se kishte shkuar në rehabilitim 15 herë gjatë viteve me shpresën për të hequr dorë nga varësia e tij nga droga.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka hidhëruar jo vetëm familjarët dhe miqtë e tij, por edhe miliona fansa që kanë qeshur me komedinë e Perry-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat