Eskalon debati mes Bucit dhe Gani Gërmisë, përdorin edhe fjalë banale

Mediale Vip

Eskalon debati mes Bucit dhe Gani Gërmisë, përdorin edhe fjalë banale

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:16
Ylli Dervishi dhe Gani Gërmia

Ylli Dervishi dhe Gani Gërmia janë dy nga personazhet që po marrin vëmendje të madhe në Big Brother VIP Kosova 2.

Ata së fundmi pas spektaklit kanë pasur një debat me njëri-tjetrin, ku edhe kanë përdorur fjalë banale.

Ka qenë Buci ai që ka filluar t’i drejtohet gazetarit e humoristit, duke i thënë se më nuk do ta mbrojë dhe se ka folur keq për të.

“Me mua mos fol hiç, me mua e ke kry. Jam munduar me të ndal, që ta ndalën edhe këta gojën që po filozofon shumë”, u shpreh Dervishi.

Gërmia në anën tjetër ia ktheu: “A je duke e kuptuar që po bie keq. A je duke e kuptuar që para shoqërisë time po del keq”.

Buci më pas i thotë se nuk do t’ia japë dorën pasi po flet keq për të, e se nuk do të kenë më komunikim.

“Nuk ta jap dorën ty. Ke folur keq për mua”, tha ai.

Gania nga ana tjetër u shpreh se është ndjerë i tradhtuar nga ai meqë jashtë kanë qenë miq të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat