“U bëre më i vogël sesa je”, performanca e Irgenit pritet me kritika nga juria e Dancing With The Stars

Mediale Vip

“U bëre më i vogël sesa je”, performanca e Irgenit pritet me kritika nga juria e Dancing With The Stars

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 00:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Irgen Çela erdhi me një cha cha sonte në Dancing With The Stars nën ritmin e këngës së Rihanës, “Please don’t stop the music”.

Pavarësisht se për Valbona Selimllarin performanca ishte shumë e bukur, pati shumë kritika nga anltarët e tjerë të jurisë.

Valbona Selimllari: Shkoi shumë mirë

Olta Gixhari: Mua s’më pëlqeve

Irgeni: Okej

Olta: Nuk ishe gjë sot

Irgeni: Nuk e besoj se isha kaq keq

Olta: Keq e më keq, më keq se kaq

Irgeni: E hëngra presionin

Olta: S’më ke pëqyer me verte. Mua s’më kuptojne kur po tallem, kur e kam seriozisht. Nuk më pëqeu shumë.

Iliri: Unë se di sa e shijoji Xhoda cha cha me ketë rrjetë që ka në trup. Pash një cha cha të kontraktuar. Ti sot u bëre pak më i vogël nga ai qe je.

Lori Bala: Të mungonte thyerja e shpinës. Energjia dhe atmosfera më erdhi shumë mirë

Irgen:  Kur sheh keto cha cha në TV duken të lehta.

Olta: Sot ti mund tkesh shkëlqyer për publikun

Në fund çifti u vlerësua me 26 pikë, 4 më pak se të premten e shkuar.

“Ishte zhanër i vështirë, e pashë edhe në prova, kishte shumë teknikë brenda.”-tha Irgeni pas marrjes së vlerësimit.

Për të mbështetur Irgenin dhe Joanën, votoni duke dërguar mesazhin Vip7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat