Nga aktor në barist, Erdit Asllanaj tregon si ndryshoi jeta e tij pas shpërnguljes në Francë

Mediale Vip

Nga aktor në barist, Erdit Asllanaj tregon si ndryshoi jeta e tij pas shpërnguljes në Francë

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 20:46
Erdit Asllanaj,

Erdit Asllanaj, aktori i njohur i Portokallisë u largua pak kohë më parë nga vendi ynë për tu zhvendosur në Francë. Atje ku jeta e tij ndryshoi 360 gradë.

I ftuar në "S'e luan topi", Erditi ka folur për rrugën që mori drejt Francës, për të jetuar atje, duke lënë pas një karrierë mjaft të suksesshme në Shqipëri si edhe duke u ndarë nga familja e tij.

“Me mbërritjen time në Francë, hoqa “xhaketën” e aktorit”, nis rrëfimin e tij Erditi.

Aktori ka treguar se fillimisht nisi të punonte si barist dhe arsyeja pse zgjodhi të bënte këtë punë, kishte të bënte me faktin se dëshironte të ishte në kontakt me njerëzit dhe në këtë mënyrë mund të mësonte gjuhën. Ai gjithashtu ka treguar se ka bërë shumë punë vullnetare.

Ndërkohë që është rikthyer për sezonin e ri të Portokallisë, Erditi është larguar nga fansat por gjysma e zemrës së tij është atje pasi partnerja e aktorit nuk është kthyer, por vijon ende të jetë në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat