Meti Alshiqi tregon arsyen pse është rrahur nga militantët serbë në moshën 9 vjeçare

Mediale Vip

Meti Alshiqi tregon arsyen pse është rrahur nga militantët serbë në moshën 9 vjeçare

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:01
Meti Alshiqi

Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Meti Alshiqi teksa po bisedonte me banorët e tjerë ka treguar një ngjarjen e cila i kishte ndodhur në fëmijëri.

Ai tha se në moshën 9 vjeçare ishte rrahur nga militantët serbë, pasi e shkroi fjalën UÇK në murin e një shtëpie me shkumës.

“Isha tu u kthy prej shkolle në shtëpi me dosta, u ndalem tek një shpi edhe me shkumës që e kam marr prej shkolle, duke e shkru UÇK më kanë nxanë, më kanë rreh, fmij jom kanë, 9 vjet“, u shpreh Meti.

Ndryshe, Meti Alshiqi ka qene moderator i njohur për disa vite në Kosovë dhe po ashtu ka qenë pjesë e Big Brother Albania 5.

Big Brother VIP Kosova 2 filloi të premten e 20 tetorit me gjithsej 20 konkurrentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat