RTK e ndal transmetimin e emisionit të Kaltrina Ajetit

Mediale Vip

RTK e ndal transmetimin e emisionit të Kaltrina Ajetit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 05:56
Kaltrina Ajeti

Pas gazetares Behare Bajraktari, e cila ka lajmëruar dje emisionin e saj të fundit nga Radio Kosova, Radio Televizioni i Kosovës ka ndaluar së transmetuari edhe një emision tjetër.

Bëhet fjalë për emisionin “Divers, të moderatores Kaltrina Ajeti.

Ajo, përgjatë transmetimit të emisionit të saj të fundit, ka thënë se ky vendim është marrë meqë gjatë kohës kur ka qenë në pushim vjetor, emisioni i saj është ritransmetuar.

Moderatorja Ajeti e ka quajtur arbitrar dhe të paprecedent vendimin për largimin e emisionit të saj nga skema programore e RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat