Kaluan natën në ‘folenë e dashurisë’, çfarë ndodhi mes Aleksandros dhe Eridës

Mediale Vip

Kaluan natën në ‘folenë e dashurisë’, çfarë ndodhi mes Aleksandros dhe Eridës

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:06
Aleksandro dhe Erida

Erida dhe Aleksandros kanë kaluar natën në ‘folenë e dashurisë’ dhe kanë treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Të dy u shprehën se kanë kaluar shumë mirë dhe kanë bërë edhe plane se si do të vazhdoj marrëdhënia e tyre pasi të mbarojë 'Love Island Albania'.

Padiskutim nuk munguan edhe komentet nga ‘Dhoma e Ditarit’ ku Aleksandrosi është shprehur:

“Ato që më ka dhënë Erida nuk mi ka dhënë asnjë gocë këtu brenda, jemi të dy të fokusuar te njëri-tjetri dhe jemi shumë kurioz se si do të vazhdojnë gjërat jashtë.”

Gjithashtu edhe Erida ka dhënë një koment në lidhje me këtë:“Kemi folur shumë, kam parë një Aleksandros shumë romantik. Dje më ka thënë disa gjëra që nuk mendoja se do të mi shprehte ndonjëherë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat