Monika Salihu tregon sherrin që pati me burrin në një qendër tregtare: U kapëm për flokësh

Mediale Vip

Monika Salihu tregon sherrin që pati me burrin në një qendër tregtare: U kapëm për flokësh

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:28
Monika Salihu dhe burri i saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”.

Ajo është përgjigjur në 25 pyetje që lidhen me jetën dhe karrierën e saj.

Mes të tjerash, vajza e boksierit të njohur shqiptar Azis Salihu, ka rrëfyer edhe për një nga zënkat më të mëdha me bashkëshortin e saj, Ylberin.

“Kemi qenë në Dortmund duke ecur edhe ai ma prishi pak edhe vajza ishte përpara, dhe unë e kapa për flokë, unë shkul flokët e tij dhe ai shkulte flokët e mia. Dytë kemi mbetur mes qendrës trgtare duke na shikuar të tjerët dhe pastaj jemi përqafuar”, tregoi Monika.

Ajo është prej vitesh e martuar me Ylber Ramadanin me të cilën ka një vajzë të quajtur Melodi.

Monika tha se e ka peng faktin që nuk ka shkuar në altar me fustan të bardhë siç e do tradita, dhe se një peng i tillë e ka përcjell edhe nënën e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat