Tayna vjen me paraqitje provokuese në rrjete sociale, thekson linjat trupore në fustanin e zi

Mediale Vip

Tayna vjen me paraqitje provokuese në rrjete sociale, thekson linjat trupore në fustanin e zi

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:22
Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna

Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, është mjaft aktive dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Bukuroshja nga Prizreni së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi që publikoi në InstaStory.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të zi, i cili është tërësisht rrjetë në pjesën e poshtme teksa lart ka disa prerje.

Image
Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna

Dukjen e ka kompletuar me një palë vathë shkëlqyes në formë të rrumbullakët si dhe me unaza ari.

Kjo paraqitje e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) nuk ka dyshim se është komentuar edhe nga ndjekësit nëpër rrjete të ndryshme sociale.

E njëjta po vazhdon të jetë tejet e angazhuar me muzikë, ku pak ditë më parë erdhi me një bashkëpunim.

Ajo solli këngën e re “4×4” në duet me Rzon, Salim Montarin, Il Ghostin dhe Marinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat