Videoja që tregon si do të dukeshin motrat Kardashian/Jenner pa procedura estetike

Mediale Vip

Videoja që tregon si do të dukeshin motrat Kardashian/Jenner pa procedura estetike

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 08:18
Motrat Kardashian/Jenner

Kardashian/Jenner duke bërë fotografinë familjare disa vite më parë, ndërkohë që shpjegon se si do të dukeshin ato nëse nuk do të kishin bërë kurrë ndërhyrje estetike.

Në imazh shfaqen Kim, Kylie, Khloe, Kourtney, Kendall dhe nëna e tyre, Kris dhe autori i videos është munduar “t’ua rikthejë” fytyrat e vjetra.

Ylli më i madh i familjes, Kim Kardashian, ka pranuar më parë se ka përdorur botoks dhe është e njohur pikërisht për procedurat estetike që ka përdorur për ta ndryshuar fytyrën dhe trupin e saj.

Më e reja dhe më e pasura në familje, Kylie Jenner, së fundmi pranoi se kishte mbushje në buzë pas vitesh mohimi dhe duke kujtuar se si dukej dikur, në fytyrën e saj mund të shihen ndryshime.

Khloe pranoi se kishte bërë një ndërhyrje në hundë dhe pas akuzave se “bën transplant të fytyrës herë pas here”, ajo ka pranuar se ka bërë një intervenim në hundë.

Kendall Jenner është një nga modelet më të famshme të ditës së sotme, e cila ka mohuar të ketë ndryshuar diçka në fytyrën e saj, edhe pse fotografitë para dhe pas flasin ndryshe.

Kris Jenner i është nënshtruar kërkesave për përtëritje, ndërsa Kourtney dikur pranoi se kishte vetëm një operacion për zmadhimin e gjoksit.

@voici_mag Une petite piqûre de rappel : se comparer aux Kardashian, c'est se comparer aux meilleurs chirurgiens, coiffeurs, maquilleurs et surtout photoshop ! #kardashians #photoshop #complexesurmoncorps #bodypositivity #kimkardashian #kendalljenner #kyliejenner #khloekardashian #kourtneykardashian #krisjenner ♬ son original - voici_mag
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat