​Festivali i filmave malor ‘BANFF’ nis në Prishtinë

Mediale Vip

​Festivali i filmave malor ‘BANFF’ nis në Prishtinë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:34
Festivali i filmit

Festivali i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, nisi sonte me një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë, çiklizmin, çështjet mjedisore, fuqizimin e gruas në sportet malore, si dhe sfidat njerëzore në ekspedita të rralla natyrore.

Në edicionin e katërt, nga “BANFF Centre Mountain Film Festival”, përgjatë dy ditëve do të shfaqen pa pagesë një program prej 15 filmash të shkurtër të ndarë në RED dhe BLUE Programme, nga ora 19:00 në Kino Armata, dhe janë produksione të vendeve të ndryshme të botës, duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Amerikën, si dhe vende tjera nga mbarë bota.

Festivali u hapet me filmin e quajtur “Flow”, i cili ka të bëjë me skijim dhe është nga produksioni francez dhe është një rrugëtim simfonik në një qendër skijimi gjatë kohës së pandemisë. Pas tij, është shfaqur filimi “Colors of Mexico”.

Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala ka falënderuar ekipin e festivalit për gjithë punën dhe angazhimet që i kanë bërë.

“Festival ky ku inspirimi, ndërgjegjësimi për mjedisin dhe liria për të ndjekur pasionet tona janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Sot në këtë mbrëmje përmes filmave do të përjetojmë një rrugëtim që feston potencialin njerëzor, bukurin e talentit tonë dhe lirinë për të jetuar jetën më të plotë. Tema e kësaj mbrëmje është liria, liria për të eksploruar, për të qenë vetvetja dhe për t’u ngrit në këmbë për atë që është e drejt...ky festival shikohet nga më shumë se 600 mijë persona përmes kinemasë në më shumë se 40 vende anë e mban botës, Kosova është i vetmi në rajon i cili shfaq këtë film“, tha ai.

Më 11 tetor në “BLUE Programme” do shfaqet një përzgjedhje tjetër prej 8 filmash, mes tyre filmi “Në ruajtje të akullnajave” që prezanton misionin e një shkencëtari dhe ekipit të tij për evitimin e shkrirjes së akullnajave në Alpet Zvicerane.

“BANFF Mountain Film Festival” organizohet në BANFF (Alberta) të Kanadasë çdo vit që nga viti 1976 dhe Prishtina është për katërtën herë nikoqire e këtij festivali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat