Drake përmend Prishtinën në këngën e tij të re

Mediale Vip

Drake përmend Prishtinën në këngën e tij të re

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 07:25
Drake

Drake ka publikuar së fundmi albumin e tij më të ri me titull “For All The Dogs”.

Kënga e tij e fundit titullohet “Polar Opposites” dhe në vargjet e saj ai ka përmendur kryeqytetin shqiptar, Prishtinën.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thotë mes të tjerash ai.

Image
Kenga

Nuk dihet se prej nga ka ardhur frymëzimi i reperit për të përmendur kryeqytetin e Kosovës në këngën e tij.

Ndër rastet kur ai mund të ketë dëgjuar për Kosovën mund të jetë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Kjo pasi në vitin 2012, Drake kompozoi për të këngën e famshme “R.I.P.”, i cili njëherësh hiti i parë solo në karrierën e këngëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat