I bie pishman? Fero fshin kërkimfaljen ndaj Arbenitës

Mediale Vip

I bie pishman? Fero fshin kërkimfaljen ndaj Arbenitës

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:15
Fero

Bëri bujë arrestimi i tij për dhunë në familje, ndarja dhe kërkimfalja publike ndaj Arbenitës.

Por Fero duket se i ka rënë pishman shpejt.

Reperi i njohur kishte kërkuar publikisht falje, duke thënë se gruaja e tij, Arbenita, e ka bërë atë njeri më të mirë.

“Do të jem falendërues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që të përmenda e të tjera që i di Ai lartë, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allah, janë vetëm 2 gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time, më mungon ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemër” kishte thënë mes të tjerash Fero.

Mesa duket ai nuk ka marrë përgjigje nga Arbenita, ndoshta edhe për këtë arsye ka fshirë postimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat