Arbenita thumbon ish-burrin Feron me postimet e saj në Instagram?

Mediale Vip

Arbenita thumbon ish-burrin Feron me postimet e saj në Instagram?

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:29
Fero dhe Arbenita

Dyshja më e përfolur e më e komentuar tashmë që nga fillimi i lidhjes së tyre e deri te ndarja pa dyshim kanë qenë Arbenita dhe Fero.

Tani, pasi ish-reperi Fero, tash i njohur me emrin e tij te ri Khattab, i është përkushtuar fesë islame duke e lënë profesionin si reper, ish-gruaja e tij Arbenita ka vazhduar jetën e saj normale.

Por, këta të dy shpesh thumbojnë njëri-tjetrin, edhe pas ndarjes.

Bukuroshja në postimin e saj në InstaStory vendos një video përqeshëse, me të cilën thumbon direkt ish-burrin e saj.

“Le të kthehemi së bashku, kam ndryshuar” është përshkrimi i videos të cilën ajo e postoi e ku gjithashtu shihet një burrë duke qeshur.

Image
Postim

Me këtë, modelja i bëri fansat të kuptojnë se Fero po tenton të kthehet tek ajo, por me sa duket Arbenita ka vendosur të vazhdojë jetën e saj.

Kujtojmë që Arbenita ka denoncuar Feron për dhunë ndaj saj, për të cilën ai edhe u arrestua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat