Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo martohet për herë të tretë

Mediale Vip

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo martohet për herë të tretë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 14:23
Ylli brazilian i futbollit, Ronaldo

Ylli brazilian i futbollit, Ronaldo, është martuar me të dashurën e tij, modelen Celina Locks.

Të porsamartuarit, të cilët u fejuan në janar, u martuan në një kishë në Ibiza natën e mbrëmshme.

33 vjeçarja postoi pamje nga dita e tyre në rrjetet sociale. “Sot ne bashkojmë familjet tona për një festë fetare intime 🤍 dhe kështu fillojmë një javë me shumë festime…”, shkroi ajo.

Kjo ishte hera e tretë që ish-futbollisti kalon në altar, pasi ishte martuar me ish-futbollisten Milene.

Pasi mbaroi lidhja e tyre, ai u martua me studenten e inxhinierisë Maria Beatriz Antony.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat