Rita Orës i shfaqet fotografia e Dua Lipës në një emision, befason me reagimin duke brohoritur

Mediale Vip

Rita Orës i shfaqet fotografia e Dua Lipës në një emision, befason me reagimin duke brohoritur

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 10:49
Rita Ora

Rita Ora ka befasuar me reagimin, kur në një nga emisionet ku ishte e ftuar, është shfaqur fotografia e Dua Lipës. Sipas raportimeve, mes tyre ka hatërmbetje dhe nuk flasin me njëra-tjetrën.

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar në emisionin e njohur të Andy Cohen “Whatch What Happens Live” , bashkë me Dj e njohur, Diplo.

Në një pjesë të emisionit, dyshes u janë vendosur fotografi të personazheve të ndryshme, dhe u është kërkuar që t’i përshkruajnë me një fjalë.

Aty është shfaqur edhe fotografia e këngëtares tjetër kosovare me famë botëore, Dua Lipës, me të cilën raportohet se Rita nuk flet dhe se kanë hatërmbetje.Kur u shfaq fotografia e Duas, përshkrimin e bëri Diplo, i cili tha “shqiptare”.

Aty Rita reagon e gëzuar, derisa duartrokit dhe brohorit.

Reagimin e Ritës, mund ta ndiqni nga minuta 1:11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat