Sophie Turner fotografohet për herë të parë pas divorcit

Mediale Vip

Sophie Turner fotografohet për herë të parë pas divorcit

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:01
Sophie Turner

Sophie Turner është fotografuar për herë të parë që pas divorcit dhe thashethemeve për të dhe Joe Jonas dhe duket kaq ndryshe!

Paparacët e kanë fotografuar në Spanjë, ku Sophie shfaqet me flokë biondë të shkurtër, smokey eyes dhe buzëkuq të kuq dhe me shumë gjasa, look-u i saj vjen si rezultat i rolit të saj në serialin “Joan”.

Sophie po pinte një cigare, ndërsa supozohet të ishte duke marrë një pushim të shkurtër nga xhirimet e serialit ku do të luajë rolin e hajdutes së famshme, Joan Hannington. 

Ajo që binte në sy ishte kasa mbrojtëse e telefonit të saj, me “Toy Story”. Ajo dhe Jonas kanë tatuazhe të njëjta me thënien e famshme të Buzz Lightyear, “To infinity and beyond”.

Kjo është hera e parë që aktorja fotografohet pasi së bashku me Joe Jonas konfirmuan lajmin e divorcit, në një deklaratë të përbashkët në Instagram, në të cilën u shprehën: “Pas katër vitesh martese të mrekullueshme, ne kemi vendosur bashkërisht t’i japim fund martesës sonë”, thuhet në deklaratë.

“Ka shumë narrativa spekulative se pse, por, me të vërtetë ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi për ne dhe fëmijët tanë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat