Ariana Grande përlotet teksa zbulon ndërhyrjet estetike në fytyrë

Mediale Vip

Ariana Grande përlotet teksa zbulon ndërhyrjet estetike në fytyrë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:19
Ariana Grande

Ariana Grande është shfaqur në rubrikën “Beauty Secrets” nga “Vogue” për të ndarë truket e saj të bukurisë, por edhe përjetime personale. Këngëtarja ka folur hapur për ndërhyrjet e saj estetike dhe raportin me të bukurën.

Ajo ndalet te të qenurit figurë e njohur prej një moshe fare të re dhe ekspozimit ndaj mendimit të shumë njerëzve dhe komenteve për pamjen. Grande thotë se në moshën 17-vjeçare nuk e ke të qartë se çfarë duhet të dëgjosh dhe çfarë jo, por tani gjithçka ka ndryshuar.

“Marrëdhëniet tona me bukurinë janë shumë personale. Ne jemi këtu dhe po flasim për sekrete  bukurie. A nuk është sekreti që të gjithë duam të ndihemi sa më mirë dhe të na duan?”

Image
Ariana Grande

Teksa merr një laps në dorë për të vijëzuar buzët, Ariana emocionohet ndërsa flet për herë të parë rreth ndërhyrjeve estetike në fytyrën e saj të cilat erdhën si pasojë e një nevoje për t’u fshehur nga të tjerët.

“Transparencë e plotë nga një njeri në botën e bukurisë, teksa bëj buzët, kam bërë shumë ‘filler’ në buzë. Dhe Botox. Ndalova në 2018 sepse më dukej vetja e tepruar. Doja të fshihesha. Nuk prisja të prekesha”.

Pasi merr një moment për t’u qetësuar, këngëtarja thotë se nuk e di nëse në të ardhmen do të kryejë sërish ndryshime në pamjen e saj, megjithatë plakja mund të jetë e bukur.

Image
Ariana Grande

“Për një kohë shumë të gjatë bukuria për mua ishte të fshihesha. Dhe tani ndiej që ndoshta jo. Që kur ndalova së bëri ‘filler’ dhe Botox dhe ndoshta do t’i bëj prapë një ditë, s’e di. Secili e di vetë.

Çfarëdo që ju bën të ndiheni bukur, e mbështes. Por për mua, thashë oh, dua të shoh rrudhat që kam fituar nga të qeshurat dhe të qarat’. Uroj që rrudhat e buzëqeshjeve të thellohen dhe të qesh shumë e më shumë. Mendoj se plakja mund të jetë diçka e bukur. Tani, a do bëj një tërheqje fytyre pas 10 vjetësh? Ndoshta, po. Por këto janë thjesht mendime që unë mendoj se duhet të mundemi t’i diskutojmë”.

Image
Ariana Grande
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat