Kutcher tashmë është shndërruar në shënjestër për kritika – fansat e akuzojnë për një deklaratë të dy dekadave më parë

Mediale Vip

Kutcher tashmë është shndërruar në shënjestër për kritika – fansat e akuzojnë për një deklaratë të dy dekadave më parë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 23:40
Ashton Kutcher

Ashton Kutcher është bërë shënjestër e kritikave të vazhdueshme nga fansat në javët e fundit.

Para disa ditësh ai dhe bashkëshortja e tij, Mila Kunis, publikuan një video duke kërkuar falje për mbështetjen që i kishin bërë një shoku që ishte në gjykatë për përdhunim, ndërsa sot (e martë) në internet u shfaq një video e vjetër, në të cilën aktori kishte bërë komente ofenduese për koleget e tij.

Kutcher dikur kishte emisionin e tij ku komentonte ngjarjet sociale. Në një episod të “Punk’d” që u regjistrua njëzet vite më parë, ai kishte bërë një koment të papërshtatshëm për kolegen Hilary Duff dhe binjaket Olsen.

“Edhe ajo është një nga vajzat që të gjithë presim të mbushë 18 vjet. Së bashku me binjaket Olsen”, kishte thënë Kutcher në vitin 2003, kur Duff ishte vetëm 15 vjeçare, ndërsa Mary-Kate dhe Ashley Olsen ishin 17 vjeçare.

Aktori ka marrë reagime të shumta në lidhje me këto komente, të cilat fansat i kanë etiketuar si “të neveritshme” dhe “acaruese”. Videoja e dy dekadave më parë tani është bërë virale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat