Tori Spelling fotografohet në gjendje më të mirë, pasi nuk mund të lëvizte pa ndihmë kur u lëshua nga spitali

Mediale Vip

Tori Spelling fotografohet në gjendje më të mirë, pasi nuk mund të lëvizte pa ndihmë kur u lëshua nga spitali

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 21:55
Aktorja Tori Spelling

Aktorja Tori Spelling është fotografuar për herë të parë që kur u pa me mavijosje në trup dy javë më parë.

Gjegjësisht, 50-vjeçarja është pikasur nga fotoreporterët gjatë një daljeje të mbrëmjes në një restorant. Duke gjykuar nga fotografitë që kanë dalë në media, duket se ajo është më mirë pas qëndrimit në spital.

Për këtë rast, kishte zgjedhur një stil veshjeje paksa më të rëndomtë, duke veshur një bluzë të shkurtër të bardhë, një xhaketë të zezë dhe xhinse të gjera me bel të ulët. Stilimin e saj e ka kompletuar me një gjerdan të thjeshtë dhe atlete të bardha.

Spelling vendosi të dilte pa grim dhe u xhirua duke folur me një burrë të panjohur para një restoranti. Pas darkës, ajo u fotografua në një pikë karburanti aty pranë.Për kujtesë, nuk dihet ende pse ajo u shtrua në spital, ndërsa pak para se të shkonte në spital, aktorja jetonte në një kamping me fëmijët e saj pas divorcit nga Dean McDermott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat