Jennifer Lopez duket atraktive dhe elegante gjatë një paraqitje në New York

Mediale Vip

Jennifer Lopez duket atraktive dhe elegante gjatë një paraqitje në New York

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:31
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dukej mahnitëse teksa doli për shëtitje në New York të premten.

Këngëtarja, 54 vjeçare u shfaq me një ansambël elegant, xhaketë dhe një palë pantallona të tejdukshme të zbukuruara me pupla dhe temina.

Për të kompletuar dukjen atraktive, ylli i “Hustlers” veshi një palë taka me platformë.

Aktorja e “Shotgun Wedding” – e cila shkëlqeu me xhaketë kamoshi dhe çizme prej lëkure gjarpri në shfaqjen e “Coach” gjatë javës së modës në Neë York – mbante gjithashtu një çantë lëkure ngjyrë kafe.

JLo kishte zgjedhur një palë syze për t’i mbrojtur sytë nga dielli dhe flokët i kishte të lëshuara në formë të valëzuar.

Për aksesorë, ylli i “Maid in Manhattan” mbante një gjerdan si dhe unaza diamanti.

Një ditë më parë, ikona e muzikës pop mori pjesë në shfaqjen e “Coach” gjatë NYFW.

Që nga viti 2019, këngëtarja ka qenë një ambasadore globale për markën luksoze dhe madje së fundmi ka drejtuar fushatën e tyre Pranverë/Verë 2023.

Image
Jennifer Lopez

Ajo ishte gjithashtu fytyra e fushatës së tyre të fundit speciale për ‘Ditën e Nënës’.Në atë kohë, Lopez zëvendësoi ambasadoren e vjetër të markës Selena Gomez pas kontratës trevjeçare të ish-aktores së Disney Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat