Poni pozon me djalin e saj dhe nuk do ta besoni sa është rritur

Mediale Vip

Poni pozon me djalin e saj dhe nuk do ta besoni sa është rritur

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 00:23
Poni

Këngëtarja e njohur, Poni, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi tepër të ëmbël, në të cilën shfaqet së bashku me djalin e saj.

Pavarësisht është përpjekur ta mbajë familjen e saj sa më larg rrjeteve sociale, ditën e sotme artistja ka vendosur të zbulojë imazhin e djalit të saj, Frenki.

Fotografinë e publikuar, Poni e ka shoqëruar me ikonën e zemrës dhe nënë e bir, duken më të bukur se kurrë.

Poni dhe Franki janë veshur të dy më ngjyrë të zezë, ndërkohë që gjenden në një restorant në buzë të detit.

Duket se Poni po shijon disa ditë të qeta me familjen e saj, pas një vere të ngarkuar me koncerte.

Image
Poni me djalin e saj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat