Një fanse e Beyonce-s fillon procesin e lindjes gjatë koncertit

Mediale Vip

Një fanse e Beyonce-s fillon procesin e lindjes gjatë koncertit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:59
Pamje nga video

Një koncert i Beyoncés në Kaliforni u bë tepër i paharrueshëm për një fanse kur ajo filloi të lindte gjatë performancës së këgëtares.

Sarah Francis Jones, aktore dhe kërcimtare e cila është shfaqur në filma, përfshirë Honey dhe Hairspray, tha se ajo dhe partneri i saj, aktori i The Neighborhood, Marcel Spears, ishin duke ndjekur koncertin e Beyonce-s të hënën në mbrëmje në stadiumin SoFi në Inglewood, kur ajo filloi të kishte kontraktime disa ditë më parë nga data e saj e duhur.

“Unë thashë ‘Diçka po ndodh’, tha Jones për KTLA-TV,. “Zakonisht më pëlqen të kërcej në koncert dhe më thash ‘OK, më duhet të ulem për një sekondë’.

Jones dhe Spears thanë se të dy fillimisht menduan se shkaku ishte Braxton Hicks, ose lindja e rreme.

“Ishte sikur ‘po ndjej diçka’ dhe thashë ‘Jo, jo, jo, është herët, do të kalojë, ne jemi mirë’”, tha Spears.

Çifti vendosi gjatë largimit nga koncerti se Jones mund të ishte në të vërtetë në proces të lindjes.

“Në kohën kur arritëm te makina në parking, ishte e plotë intensive”, shtoi ajo.

Baby Nola mbërriti më 5 shtator, duke humbur mundësinë e të pasurit ditëlindjen me Beyoncen më 4 shtator për vetëm disa orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat