Rita Ora sjell dhjetë veshje të ndryshme nga Festivali i Filmit në Venecia

Mediale Vip

Rita Ora sjell dhjetë veshje të ndryshme nga Festivali i Filmit në Venecia

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 22:48
Rita Ora

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë në vëmendje gjatë kësaj kohe për çdo paraqitje që ka bërë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Ylli, i ndjekur nga mbi 16 milionë njerëz vetëm në Instagram, këto ditë shkëlqeu teksa ka prezantuar veshjet e ndryshme nga udhëtimi në Itali.

Krijuesja e hitit “Anywhere” së fundmi ka sjell dhjetë veshje të ndryshme nga edicioni i 80-të i këtij eventi.

Secila nga këto veshje është e punuar në mënyrë unike e me elemente të kuruara deri në detaje.

“1-10 cila është dukja e juaj e preferuar?”, i është drejtuar 32 vjeçarja ndjekësve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ajo krejt në fund ka publikuar një imazh përkrah bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Të njëjtit kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë gushtit të vitit të kaluar.

Ata organizuan një festë të vogël me vetëm tetë persona të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat