Emily e quan divorcin “të guximshëm”

Mediale Vip

Emily e quan divorcin “të guximshëm”

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:20
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski ka folur edhe një herë tjetër për vendimin për t’u divorcuar. Më parë, e ka quajtur këtë vendim “chic”, ndërsa tani, “të guximshëm”, në një intervistë për ET.
 
Modelja u nis nga përvoja e saj me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard, me të cilin u nda vitin e kaluar, pas supozimeve se ai e tradhtonte dhe për këtë, u shpreh:

“Mendoj se ka shumë tabú dhe turp rreth divorcit. Mendoj se kjo s’ndihmon aspak, sidomos kur bëhet fjalë për vajzat e reja që po mundohen të dalin nga një marrëdhënie e vështirë”, tha Emily.

Më tej, shtoi:

“Unë dua të shpërndaj pak pozitivitet dhe mendoj se divorci, vendimi për të lënë pas një marrëdhënie pavarësisht vështirësive financiare, se do të jetë sfidues për fëmijët, apo për gjithçka, është vërtet i guximshëm. Dua që gratë të ndihen më mirë rreth divorcit”.

Emily ka folur edhe më parë për divorcin, duke e quajtur atë “chic”. Në një video në TikTok, ku ndihej e nderuar që ishte një prej engjëjt e Victoria’s Secret, modelja tha: “Personalisht, e cilësoj si chic divorcin në moshën 30-vjeçare”, duke shtuar: “Duket se shumë gra po divorcohen para se të mbushin 30 vjeç. Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh 30 vjeç, të jesh seksi, të kesh paratë e tua dhe të gjesh se çfarë do në jetë”, tha ndër të tjera modelja 32-vjeçare.

Emily dhe Sebastian u ndanë në shtator të 2022-shit dhe së bashku kanë një djalë 2-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat