Fero shfaqet përkrah Gold AG dhe Muhamed Dërmakut: Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër

Mediale Vip

Fero shfaqet përkrah Gold AG dhe Muhamed Dërmakut: Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 06:25
Foto nga takimi

Rap-artisti i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, javë më parë njoftoi largimin nga muzika.

Ai ua bëri me dije ndjekësve se po tërhiqet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.

Megjithatë, ky vendim i reperit bëri bujë të madhe në rrjet dhe mori reagime të shumta.

E ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte se nuk u bë asnjë koment nga Gold AG, i cili gjithashtu është një praktikues i madhe i fesë islame.

Sidoqoftë, 26 vjeçari ka ndarë kësaj radhe një fotografi në InstaStory, ku shfaqet përkrah Arian Agushit (emri i vërtetë) si dhe hoxhë Muhamed Dërmakut.

“Me të vërtetë të gjithë besimtarët janë vëllezër”, ka shkruar ai.

I njëjti në një intervistë të fundit theksoi se ka ndërruar mendje dhe ka vendosur që të hyjë në islam gjatë kohës sa ishte në burg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat