Bukuroshja kroate shkëlqeu në tapetin e kuq në Venecia me një fustan në vlerë 1000 euro

Mediale Vip

Bukuroshja kroate shkëlqeu në tapetin e kuq në Venecia me një fustan në vlerë 1000 euro

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 14:19
Izabel Kovacic

Izabel Kovacic vodhi vëmendjen në premierën e filmit “Ferrari” me regji të Michael Mann si pjesë e natës së dytë të Festivalit të Filmit në Venecia.

Sipërmarrësja kroate dhe bashkëshortja e Mateo Kovacic është shfaqur në tapetin e kuq me një fustan të gjatë në kombinim të bardhë e zi.

Fustani, çmimi i të cilit shkon rreth 1000 euro, është vepër e stilistit të famshëm francez Ronald Mouret, i cili është një zgjedhje e shpeshtë e shumë zonjave të famshme për tapetin e kuq, mes tyre edhe Kate Middleton.

Izabel e ka kompletuar ansamblin elegant me flokë të lëshuara, një çantë të bardhë dhe disa bizhuteri.

Meqë ra fjala, britanikja Daily Star së fundmi ka shkruar një artikull për Izabael.

Izabel quhet një “ish-supermodele” (edhe pse ajo kurrë nuk u bë modele) dhe krahasohet me Shakiran.

“Ajo duket si Shakira”, shkruajnë britanikët dhe më pas shënojnë se Izabel është e bukur dhe një biznesmene e suksesshme, e cila me motrën e saj Ivana “drejton kompaninë Lunilou, që njëherësh prodhon veshje për fëmijët”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat