Rita Ora në skenë me flamurin serb/ Mihrije Braha: Nuk meriton të ‘gozhdohet’ kështu

Mediale Vip

Rita Ora në skenë me flamurin serb/ Mihrije Braha: Nuk meriton të ‘gozhdohet’ kështu

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 14:06
Këngëtarja Mihrije Braha

Këngëtarja Mihrije Braha ishte e ftuar këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania për te folur rreth incidentit të ndodhur gjatë koncertit të këngëtares Rita Ora.

Kjo e fundit “u kryqëzua” në rrjetet sociale pasi mbajti për disa minuta në skenë një flamur serb, të cilin ja dha më herët një fans.

Këngëtarja Braha tha se është i tepërt gjithë ky reagim kundër këngëtares, pasi sipas saj ajo nuk e ka vënë re se flamuri I kujt shteti ishte, por ka dashur të respektojë fansin e saj.

“Ku e pash videon më kujtoi koncertin e madh të Enriqua Iglesias, i cili performoi në Tiranë dhe dikush nga fansat i dha flamurin shqiptar dhe ai e mori. Artisti e merr flamurin dhe respekton vendin dhe fansat që kanë shkuar për të.

Mendoj se edhe Ritës nuk i ka shkuar mendja se fansi i saj i dha tjetër flamur. Ajo nuk duhet të gozhdohet kaq shumë prej masës. Ajo nuk e ka parë se çfarë ka pasur në duar dhe ka menduar se në dorë ka pasur flamurin e shtetit ku po performonte. Rita Ora nuk e meriton këtë vërsulje të shqiptarëve me komente negative”,-tha Mihrije Braha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat