Teuta Selimi u drejtohet fansave: Ishte një verë e paharruar, ju falënderoj për përkrahjen

Mediale Vip

Teuta Selimi u drejtohet fansave: Ishte një verë e paharruar, ju falënderoj për përkrahjen

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 23:12
Teuta Selimi

Ajo edhe këtë verë ka qenë tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte muzikore nëpër vende të ndryshme.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Teuta Selimi, e cila pavarësisht kohës së gjatë në skenë, vazhdon të jetë shumë e kërkuar.

Si një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë edhe 47 vjeçarja ka përfunduar sezonën e verës.

E njëjta ka falënderuar fansat për përkrahje, të gjithë ata që e kanë ndjekur nëpër ndeja.

“Ishte një verë e paharruar, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar ajo.

Veç kësaj, Selimi ka publikuar edhe këngë të reja e në mesin e tyre edhe bashkëpunime.

E fundit mbetet “U harrua” në duet me artistin e njohur nga Shqipëria, Skerdi Agon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat