Vazhdon drama- Ledri kërkon nga DJ t’ia heq këngën me Dafinën

Mediale Vip

Vazhdon drama- Ledri kërkon nga DJ t’ia heq këngën me Dafinën

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 20:43
Ledri

Drama e ditëve të fundit krijuar nga Dafina Zeqiri që hoqi nga rrjetet e saj Ledri Vulën, Sara Hoxhën, Geek, Beatrix Ramosaj e të tjerë emra ka qenë kryetemë e portaleve.

Ndonëse fillimisht u mendua që Ledri bëri lëvizje në rrjete sociale, atë nga lista e ka hequr Dafina.

E nëse Dafina ka vepruar kështu në Instagram, Ledri e ka hequr atë diku tjetër.

Në koncertin e fundit të sezonit veror mbrëmë në Shqipëri, Ledrit i është lëshuar nga DJ-i kënga ‘Tonight’ në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

I janë dashur pak sekonda, deri në perceptimin e këngës që reperi të marrë masa.

Ai në një video që po qarkullon në rrjetin social TikTok shihet teksa kthehet menjëherë nga DJ duke i kërkuar ta ndërrojë këngën.

Për pak sekonda, kalohet në një tjetër hit të mëvonshëm, ‘Rio’.

@alta_brandstore Ledri kur vendoset kenga me Dafinen ne koncert 😭 #ledrivula #ledri #dafinazeqiri #dafina #showbizishqiptar ♬ original sound - Alta brandstore

Duket se Ledri ka vendosur që të kursejë vetën nga raundet e reja të dramave duke zgjedhur të mos performojë këngët me Dafinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat