Ermali feston ditëlindjen, Sabriano ka një dedikim unik për të!

Mediale Vip

Ermali feston ditëlindjen, Sabriano ka një dedikim unik për të!

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 09:41
Ermali- Sabria

Në familjen Fejzullahu sot ka festë!

Ermali feston ditëlindjen e tij të 35-të dhe në mesin e shumë urimeve, nuk ka se si të mos mungonte urimi i babait të tij, Sabriut.

Duke ndarë një fotografi të rrallë duke u përqafuar, Sabriano ka shkruar një prej urimeve më të ndjera ndonjëherë.

“Ti je bota ime. Ti je diell që më ngrohë. Ti je artist i madh me zë e më shpirt.

Ama këto t’i dha publiku shqiptar nga e tërë bota. Ty ta dha Zoti zërin e talentin, e që ti i gradove me punë, me shpirtbardhësi e me dashuri që dhuron e që merr. Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen, humanizmin dhe thjeshtësinë. Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur e dhuro dashuri ngado e kudo që shkon. I bëfsh 100 o fryma e babit” ka shkruar Sabri Fejzullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat